Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka vazhduar që të flas gënjeshtra nëpër mediat serbe sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. 

Sipas saj arsyeja se kompromisi mes dy shteteve është larg, është për shkak të veprimeve të qeverisë së Kosovës, transmeton Indeksonline. 

Në një intervistë për televizionin ‘Pink’, ajo tha se për shkak të vendosjes së taksës 100%, themelimit të ushtrisë dhe largimi i kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, po bën që marrëveshja mes dy shteteve është larg e më larg. 

“Mendoj se jemi larg kompromisit” u shprehë ajo.

Po ashtu ajo u shprehë në mënyrë skandaloze  duke thënë se kompromisi i arritur duhet të sigurojë paqe dhe stabilitet për serbët e Kosovës. Ndërsa harroi për diskriminimin që po i bëhet shqiptarëve në Luginë të Preshevës. /Indeksonline/