Brnabiç: SHBA-ja na ka kërkuar që të ndalojmë lobimin për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka pranuar se SHBA-ja i kishte kërkuar Serbisë të ndalte lobimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ajo ka thënë se këtë kërkesë, Serbia e ka refuzuar haptazi.

“Për sa kohë që ata lobojnë për njohje të mëtejshme, është fair-play që ne të lobojmë për tërheqjen e njohjeve”, citohet të ketë thënë Brnabiç.

Ajo ka thënë gjithashtu se çështja e Kosovës nuk duhet të lihet si një konflikt i ngrirë, pasi ajo ndikon në përparimin e Serbisë.

Brnabiç gjithashtu vuri në dukje se bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja kanë një ndjeshmëri drejt Prishtinës. /Telegrafi/