Britani e Madhe, katër shqiptarë kapen me 10 kg kokainë

Katër shqiptarë do të akuzohet për trafik kokaine pasi janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe. Gentian Cuka, 37 vjeç, Skënder Toci, 36, Elvis Vladi, 35, Besnik Mansaku, 42 dolën para gjykatës më 21 maj. Gjithashtu ata akuzohen se, janë pjesë e një organizate kriminale si dhe për posedim pasurie me anë të veprave penale.

Loading...

Shqiptarët u arrestuan më 19 maj, ku gjatë operacionit u sekuestrua një sasi prej mbi 10 kg kokainë. Cuka, Vladi dhe Mansaku do të mbetën në burg dhe do të paraqiten në gjykatë më 1 qershor, ndërsa Toci do të ketë një seancë më 26 maj për t’u liruar me kusht.