Breshka 99 vjeçare parashikon derbin e futbollit

Ka mbushur 99 vjeç “Tuki” e cila njihet si breshka më e vjetër në Turqi që ndodhet në Kopshtin zoologjik “Faruk Yalçın” në rajonin Darıca të qytetit turk Kocaeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Për breshkën gjigande Aldabra “Tuki”, e cila është një nga speciet e rrezikuara është zhvilluar një aktivitet për ditëlindjen e saj ku ajo mbushi 99 vjeç si dhe aktiviteti për parashikimin e derbit Fenerbahçe-Galatasaray.

Në ambientin e breshkës “Tuki” u vendosën dy topa me ngjyrat përkatëse të dy ekipeve turke Fenerbahçe-Galatasaray të cilat luajnë nësër në javën e 28 të Super Ligës Spor Toto. Breshka Tuki e cila edhe më parë ka parashikuar saktë 5 derbi duke përfshirë edhe ndeshje të Kupës së Botës është drejtuar nga topi me ngjyrat verdhë e kuq të cilat janë ngjyrat e ekipit Galatasaray.

Më pas Neşat Aydın, i cili është kujdestari i saj prej 20 vitesh i ka dhënë breshkës dhuratën e ditëlindjes, ushqim të përbërë nga fruta dhe perime.

Simge Çelik Atasoy, zv.drejtoresha e Kopshtit zoologjik në një deklaratë për gazetarët tha se në Kopshtin zoologjik “Faruk Yalçın” nga 250 lloje kafshësh të mbrojtura 62 prej tyre janë të rrezikuara nga zhdukja.

Më tej Atasoy ka shpjeguar se Tuki është lindur në vitin 1920 dhe është breshka më e vjetër e Turqisë, ku gjithashtu edhe kjo breshkë ndodhet në mesin e speciave që janë të rrezikuara nga zhdukja.

“Ishte edhe ditëlindja e Tukit por edhe parashikimi para derbit të cilin e zhvillojmë si një traditë prej shumë vitesh. Dëshironim që të zhvillohej parashikimi i derbit Fenerbahçe-Galatasaray, dhe kjo përkoi edhe me ditlindjen e saj. Preferencën e saj e ka bërë për ekipin Galatasaray, ku disa njerëz janë lumturuar dhe disa jo. Por, që prej 5 vitesh ajo ka dhënë parashikime të drejta, besojmë se edhe këtë vit do ta gjejë”, tha Atasoy duke shtuar se me këtë aktivitet synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për gjigandët Aldabra lloji i të cilëve rrezikohet nga zhdukja.