Brammertz: Millosheviqin nuk e shfajëson vdekja për krimet e gjenocidin

Disa zyrtarë më gjithë rajonin po interpretojnë gabimisht dhe injorojnë të dokumentet juridike dhe historike, ndërsa mohimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës sot janë bërë fare të zakonshme.

Loading...

Kështu ka thënë kryeprokurori i Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Serge Brammertz, në një shkrim autorial për Al Jazeera, që e transmeton Koha.net.

Brammertz shkruan se të dënuarit për krime lufte trajtohen si heronj.

Komemoracionet e mbajtur kohë më parë për ngjarje tragjike përdoren për ndezjen e tensioneve dhe çimentimin e ndasive. Trendet e tilla përbëjnë pasqyrë shqetësuese rreth asaj se si politikanët vendorë në gjithë rajonin krijojnë opinion publik.

Ai përmend se javën e shkuar ndodhën përkeqësime të reja dhe se për befasi të shumëkujt me shkas të paëqndrue4shëm u bënë përpjekje që Sllobodan Millosheviq të lirohet publikisht nga përgjegjësia për krimet e bëra në Bosnjë e Hercegovinë.

Disa, përfshirë këtu edhe ministrin serb të Punëve të Jashtme, pohojnë se më herët, gjatë vitit, Tribunali Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, me vendimin e tij ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Radovan Karaxhiqit e ka liruar nga fajësia Millosheviqin, shkruan Brammertz.

Ato argumente jo vetëm që çojnë në rrugë të gabuar, por edhe vetë janë të gabuara, thotë Bramertz dhe përfundon se i vetmi person i cili është dënuar sipas lëndës Karaxhiq, është vetë Karaxhiqi.

Pohimi se Tribunali ka liruar nga fajësia Millosheviqin injoron faktet e vërtetuara me argumente.

Revidimi jo vetëm fyen viktimat, por edhe kthen pas shoqërinë, konsideron Brammertz, duke shtuar se Tribunali e ka akuzuar Millosheviqin për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë.

Prokurorët tanë kanë prezantuar numër të madh faktesh – mbi 350 dëshmitarë dhe 5.700 dokuemente në 150.000 faqe, që flasin për përgjegjësinë e tij penale. Fatkeqësisht ai vdiq më 2006, para se të përfundonte gjykimi dhe të merrej aktgjykimi, vazhdon shkrimi i tij.

Ndonëse Millosheviqi nuk u përball me aktgjykimin përfundimtar në gjykatore, kanë mbetur faktet dhe dëshmitë. Sot çdo person dhe çdo përfaqësues pushteti ka qasje në dokumentet e Tribunalit Ndërkombëtar dhe mund ti lexojë faktet, sqaron ai.

Ai ka thënë se informata me rëndësi vitale mund të gjenden edhe në Arkivin shtetëror të Serbisë.

Madje edhe pa aktgjykim të procedurës penale, historia do ta gjykojë se Millosheviq ka pasur rolin kryesor në nxitjen e fushatës së spastrimit etnik në gjithë ish-Jugosllavinë, ka shtuar Brammertz.

Tribunali Ndërkombëtar vazhdimisht u është përmbajtur parimeve që të akuzuarit të ndiqen penalisht për përgjegjësitë individuale penale dhe se asnjë popull nuk ka përgjegjësi kolektive për krimet e liderëve të vet, shkruan ai.

Por, po ashtu, të gjithë njerëzit kanë të drejtë të dinë se çfarë është bërë në emër të tyre. Dhe me këto njohuri, përparimi dhe pajtimi kërkojnë pranimin e fakteve të qarta historike, pa marrë parasysh sa të pakëndshme mund të jenë. Revidimi dhe mohimi çojnë vetëm nga izolimi dhe vendnumërimi, tërheq vërejtjen Brammertz.

Sipas tij, në gjithë ish-Jugosllavinë është urgjentisht e nevojshme përgjegjësi më e lartë për krimet e tmerrshme.

Fatkeqësisht, për secilin vend në rajon ka dyshime të arsyeshme rreth përkushtimit drejtësisë së paanshme dhe të pavarur. Tepër shpesh përdoren baraspeshat e gabuara dhe thirrja në viktimizimin kombëtar për të arsyetuar papunën dhe mosndëshkimin e përhapur gjerësisht, thotë ai.

Brammertz këshillon se ende ka kohë që të shkohet në rrugë të drejtë.

Në Bosnjë e Hercegovinë duhet të ndërpritet fyerja e vrazhdë e viktimave duke mohuar krimet e bëra ndaj tyre. Ai thotë se në Kroaci të gjithë ata që janë ndjekur nga shtëpitë e tyre, pavarësisht nga përkatësia e tyre, duhet të pranohen dhe të mbrohen.

Në Serbi, qeveria e re duhet të tregojë se vendosmëria e saj për të zbatuar ndjekjen penale sipas të gjitha lëndëve për krime lufte nuk është vetëm fjalë, por plan për punë të mirëfilltë, këshillon Brammertz.

Ai vlerëson se qëllimisht ose nga pakujdesia raportet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në pikën më të ulët për disa vite të fundit.

Përpjekjet për rehat imitimin e njerëzve si Sllobodan Millosheviq, ose të mohohen krimet e padiskutueshme, siç është gjenocidi në Srebrenicë, janë më shumë se mbeturina të zbehta të regjimeve të diskreditua, konsideron Brammertz.

Shtetet dhe politikanët në gjithë ish-Jugosllavinë duhet të zgjedhin nëse do ta vazhdojnë ta mbajnë edhe më tutje të ndezur flakën e nacionalizmit duke mohuar të vërtetën dhe duke i shndërruar fqinjët në objekte frike, apo të pranojnë se në të kaluarën janë bërë padrejtësi të mëdha, të nxjerrin para drejtësisë kryesit dhe të shkojnë përpara rrugës drejt solidaritetit dhe paqes së qëndrueshme, përfundon Brammertz në shkrimin e tij.