Bosnja e Hercegovina votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Duda Balje ka diçka për të thënë

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas mos pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Loading...

Ajo ka thënë se ndjehet e mllefosur, pas që Bosnja e Hercegovina ka votuar kundër Kosovës në INTERPOL, derisa ka shtuar se vetoja e serbëve ka vendos për qëndrimin kundër Kosovës, përcjell lajmi.net.

Tutje Balje ka bërë thirrje që të Kosova të ketë kujdes dhe të mos lejoj që serbët të vendosin për Kosovën.

Ky është postimi i plotë:

Dua të them diçka.

Në mesin e vendeve qe kanë votuar kunder anetaresimit te shtetit tim Kosoves ne Interpol gjendet edhe Bosnja e Hercegovina. Unë kam mllef per voten kunder pranimit te Kosoves ne Interpol.

Bosnja dhe Hercegovina është shtet i Boshnjakëve, Kroatëve dhe serbeve. Vetoja e serbeve ka vendos per qendrimin kunder Kosoves.

Unë e di qe nuk është fer dhe dua të lus Kosovën time si boshnjake e Kosovës, kujdes që të mos ndodhë kjo gjë edhe këtu të ne, që serbet të kenë fjalën vendimtare për hapat e Kosovës.

Si kemi fillu …