Boro Ramizi vazhdon të qëndrojë i djegur, Qeveria premton mjete për Notre Dame

Katedralja ‘Notre Dame’ në Paris u shkatërrua dy ditë më parë nga një zjarr masiv që e kaploi atë. Për rindërtimin e saj, që nga dita e djegies në mënyrë vullnetare shumë shtete si dhe individë të caktuar kanë ofruar mbështetjen e tyre financiare. Në listën e ndihmesës për francezet është futur edhe Kosova. Kryeministri Haradinaj sot ka deklaruar se shteti do t’i ndihmojë me mjete financiare Francës.

Por shuma e mjeteve nuk u bë e ditur. E derisa Kosova e ndihmon Francën, në Prishtinë ka ende objekte për të cilat asnjëherë nuk janë ndarë para nga shteti, ndonëse disa herë janë përfshirë nga zjarri.

Pallati i Rinisë ishte djegur në vitin 2000 nga një zjarr i madh duke u dëmtuar gogja shumë. Atë kohë UFORK – Unioni i Fondeve të Republikës së Kosovës kishte ndarë një shumë parash për renovimin por ky objekt asnjëherë nuk e ka marrë veten.

Pallati i Rinisë është shndërruar në ndërmarrje publike lokale në shtator të vitit të kaluar.