Borë e ngrica edhe javën e ardhshme, këto janë temperaturat |TABELA

 

Në fillim të javes, në vendin tonë pritet mbajë mot i ftohtë, me temperatura të ulëta e reshje bore, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale pritet të jenë nga -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 0 deri në 3.

14.01 – Ftohtë. Kryesisht vranët dhe me borë. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive. Në mbrëmje vonë reshjet pritet të pushojnë.

15.01 – Shumë ftohtë, erë gjatë ditës. Pjesërisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale bore.

16.01-17.01 – Në mëngjes me ngrica. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

18.01 – Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës mot kryesisht me vransira.

Pritet të fryj erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s.

Ndërsa, htypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e mërkurë do të shënojë rritje./gazetametro.net