Bora vështirëson qarkullimin e makinave nëpër fshatrat e Skenderajt

Fshatrat e Komunës së Skenedrajt në mëngjesin e sotëm janë përballur  me një vështirësi të madhe në qarkullimin e makinave si pasoj e borës së madhe e cila ka rënë gjatë tërë natës së mbremshme dhe ka vazhduar të bie edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi i makinave në orët e para të mëngjesit ka qenë shumë i vështirë dhe shumë i rrallë pikërisht si pasoj e borës dhe trashësisë së saj, ku  ka arritur deri mbi 30 centimetra në fshatrat Marinë, Rezallë, Likoc, Abri, Plluzhinë, Ticë, Polluzhë, Baks, Qirez e shumë fshatrat të tjera të Komunës së Skenderajt. Por pas informatve për problemet e qarkullimit kompania për pastrimin e rrugëve  “Doni Comerc” ka dalë në teren dhe ka bërë hapjen e rrugëve nëpër fshatrat e kësaj komune dhe qarkullimi është bërë më i lehtë./drenicapress/

Loading...