Boksieri nga Gjermani mbështet Klubin e Boksit të Drenasit me një donacion

Sportistët shqiptarë anë e kënd botës po e dëshmojnë veten e tyre dita-ditës, me suksese të ndryshme në arenën ndërkombëtare. Krahas sukseseve të korrura të cilat po bëjnë krenar çdo shqiptar, ata nuk po hezitojnë të tregohen edhe human duke mbështetur sportistët e rinj në mënyra nga më të ndryshme.

I tillë del të jetë edhe sportisti Adrian Maliqi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Adrian Maliqi së bashku me babin e tij, Nexhat Maliqi, vizituan klubin e Boksit të Drenasit, ku u pritën nga trajnerët Granit Qorri dhe Bekim Demaku, si dhe nga boksierët e Drenasit duke u njohur nga afër me sfidat dhe vështirësitë me të cilat po kalon ky klub.

Krahas kësaj vizite boksieri profesionist, Adrian Maliqi- Raatz, mbështeti boksierët e Drenasit edhe me një donacion duke i dhuruar Klubit të Boksit: Dy thasë boksi, dy kapela, 15 palë dorëza, mbrojtëse të dhëmbëve, fasha për duar etj.

Klubi i Boksit të Drenasit ka falënderuar boksierin profesionit Adrian Maliqi- Raatz dhe babin e tij, Nexhat Maliqi, për vizitën dhe donacionin e dhënë, si dhe për mbështetjen për boksierët e rinj të Drenasit. /Drenica Press/

Adrian Maliqi1