Rruga kishte vështirësi dhe rrezik nga akulli.

Një grua solli në jetë një djalë në qendrën shëndetësore në Labinot Katund të Elbasanit.

‘BalkanWeb” shkruan se gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, solli në jetë fëmijën e saj në qendrën shëndetësore për shkak se rruga ishte e pakalueshueshme nga bora që ka mbuluar Elbasanin.

Rruga kishte vështirësi dhe rrezik nga akulli. Por pavarësisht situatës, mësohet se gruaja dhe fëmija e saj gëzojnë që të dy shëndet të mirë.