Blindohet veriu, dhjetëra konvoje të KFOR’it lëvizin rrugëve të Mitrovicës (VIDEO)

Dhjetëra konvoje të forcave të KFOR’it janë nisur drejt veriut para pak minutash. Ata janë parë në lagjen Shipol, teksa lëvizin në drejtim të qendrës së Mitrovicës së Jugut e më pas në veri.

Loading...

Një video e siguruar nga Gazeta Metro tregon momentin kur KFOR’i po qarkullon nëpër rrugët e Mitrovicës.

KFOR’i më herët paralajmëroi se do të dalë në rrugët e veriut për, siç thanë ata, të kryhen disa trajnime.

“Në ditët e ardhshme, KFOR do të kryejë një stërvitje në Kosovën e veriut”, thuhet në njoftimin e KFOR’it. Trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e tyre nën RKSKB 1244″, thanë më herët KFOR.

Mirëpo, këto stërvitje sipas KFOR, po korrespondojnë me festën e 28 Nëntorit si dhe me ngritjen e tensionit të kohëve të fundit në atë pjesë të vendit.

Sidoqoftë, edhe më herët KFOR është parë në veri teksa përkujdeset për sigurinë. Këto forca ma herët thanë se gjithçka është nën kontroll.