Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka komentuar zgjedhjet në degën e PDK-së në Skenderaj, duke falënderuar të gjithë delegatët që e votuan atë duke u bërë anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së në Skenderaj.

“Pas një procesi të gjatë zgjedhor dega e PDK-së në Skenderaj përmbylli zgjedhjet.

Delegatët me votën e tyre për kryetar të degës votuan edhe për një mandat kryetarin Sami Lushtaku për të udhëhequr degën.

Faleminderit për besimin e dhënë të gjithë delegatëve të cilët më votuan që të jem anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së në Skenderaj. Besimi i dhënë është motiv për më shumë punë e përkushtim.

Urime kryetarit Lushtaku dhe të gjitha strukturave të zgjedhura” shkruan Blerta Deliu Kodra.