Aktori shqiptar, Blerim Destani, ka bërë të ditur se do të luajë në një film të ri me dy aktorët e famshëm të Hollywoodit.

Ai ka thënë se ndihet krenar se do të luajë krahë De Niros e Lee Jones, shkruan Reporteri.net.

“Krenar për projektin tim të tanishëm të filmit që punon së bashku me aktorët e Hollivudit Robert De Niro dhe Tommy Lee Jones!”, ka shkruar ai në Instagram.

Kujtojmë se Destani ka luajtur edhe me aktorët e famshëm botërorë John Travolta dhe Morgan Freeman. /Reporteri.net/.