Nuk janë të rralla rastet në Kosovë, kur qytetarët raportojnë për parregullsi në dyqane e furra të ndryshme, njofton Indeksonline.

Në një të tillë, ka hasur edhe një qytetarë i komunës së Lipjanit.

Ai në mëngjesin e sotëm, ka blerë bukë në njërën nga furrat në këtë komunë, derisa është tmerruar se çfarë ka gjetur aty.

Në fotografinë që e ka dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihet një copëz e zezë, e që sipas lexuesit është papastërti e mbetur nga minjtë.

“Bukën e kam blerë tek furra afër Kishës, është hera e dytë që po më ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë ai duke kërkuar që të mbetet anonim.

Më poshtë mund të shihni edhe fotografitë: