Biznesmeni britanik akuzon gazetarin e BBC-së për njollosje lidhur me milionat për Brexit-in

Biznesmeni dhe financuesi i partive politike në Britani, Arron Banks, e akuzoi gazetarin e BBC-së, Andrew Marr, për përpjekje për ta njollosur atë përderisa gazetari kërkoi nga ai që të tregonte se nga erdhën milionat për fushatën e Brexit-it. Në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, miliarderi tha se hetimi i policisë do të dëshmojë se nuk kishte donacione nga Rusia për këtë çështje, disa ditë pasi ai u raportua në Agjencinë Kombëtare të Krimeve. Ai këmbëngulte se 6 milionë funtet që ai i kishte dhuruar për përkrahje të Brexit-it kanë qenë me prejardhje nga bizneset e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia është duke e trajtuar rastin, pas hetimeve të bëra edhe nga Komisioni Zgjedhor. Banks tha se e tërë kjo ishte një keqkuptim i krijuar për kompaninë e tij, e cila siguron mijëra persona në Britani. Ai tha se regjistrat e kësaj kompania nuk e dëshmojnë prejardhjen e parave, duke e akuzuar drejtpërdrejt gazetarin për njollosje të emrit të tij.

Loading...

Ai deklaroi para deputetëve të Parlamentit se kompania e tij e sigurimeve, “Eldon”, ishte e ndarë nga kampanja për përkrahje të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Sidoqoftë, disa shkëmbime të e-mailave tregojnë se stafi i kësaj kompanie ishte i detyruar të punonte në çështjen e Brexit-it. Këto pretendime tash janë pjesë e një hetimi policor dhe pritet që ky hetim t’i sqarojë rrethanat e këtij financimi të dyshimtë politik, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Përktheu: Nasuf Abdyli