Bitcoin bie nën 9,000 dollarë pas mbylljes së bursave në Japoni

Ditën e djeshme Japonia vendosi mbylljen deri më 7 Prill të dy bursave më të mëdha në vend duke tronditur tregun e monedhave kriptografike në vend por edhe mbarë botën.

Loading...

Bitcoin ra nën 9,000 dollarë ditën e Premte në pikën më të ulët që prej 2 javësh si rezultat i masave të marra ditët e fundit në mbarë botën ndaj monedhave kriptografike.

Monedha më e madhe dhe më e njohur virtual ra me 4,19% në 8,880 dollarë në bursën e Bitstamp në Luksemburg ditën e sotme.

Ditën e djeshme Japonia vendosi mbylljen deri më 7 Prill të dy bursave më të mëdha në vend duke tronditur tregun e monedhave kriptografike në vend por edhe mbarë botën.

Bitstation dhe FSHO janë të ndaluar të ushtrojnë aktivitetin e tyre për 30 ditë si masë e ndërmarrë pak javë pas hakimit të mbi 500 milion dollarëve nga Coincheck.

Në Janar hakerët hynë në sistemet e Coincheck në orët e para të datës 26 dhe vodhën 500 milion dollarë monedha kriptografike që u përkisnin 260,000 konsumatorëve.

Coincheck ka premtuar rimbursimin e tyre e megjithatë plani është i paqartë ende.  /PCWorld Albanian