`Birdman` e `Cinderella` në DokuKino

DokuKino ka paralajmëruar se pjesën e parë të muajit mars e ka mjaft të pasur sa i përket prezantimit të filmave më premtues, duke përfshirë edhe filmin “Birdman”.
Më 2 mars ka filluar të shfaqet filmi “Project Almanac”, ndërkohë “Birdman”, do të nis të prezantohet prej 5 marsit e që do të jetë në këtë kinema deri më 11 mars. Në fundjavën e ardhshme do të shfaqet filmi “Tinkerbell”, kurse më 9 mars do të jetë filmi “Chappie”. Ndërkaq, “Cinderella”, filmi i Disney që do të sjell këtë përrallë më përrallore se asnjëherë më parë, do të prezantohet më 12 mars të këtij viti.