Biblioteka “Latif Berisha” pasurohet me 300 tituj të rinj

 

Loading...

Të premten, sirtarët e Bibliotekës “Latif Berisha” në Mitrovicë, janë pasuruar me rreth 300 tituj librash përkatësisht me ekzemplarë të rinj të cilat i dhuroi për qytetarët mitrovicas, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

U.D. i drejtorit të biblotekës Abedin Pllana, falënderoj MKRS-it për këtë mbështetje me rastin e pasurimit me tituj të rinj letrarë, ku theksoj më pas se lexuesit e qytetit tonë u janë shumë mirënjohëse për këto libra të dhuruara.

” Ne jemi shumë mirënjohës që keni zgjedhur bibliotekën “Latif Berisha” ta pasuroni me vepra letrare, duke mundësuar kështu rritjen e fondit librar dhe pasurimin e bibliotekës me tituj të rinj. Besoj që falënderuesit më të mëdhenj janë lexuesit cilët tani kanë mundësi që në duar të tyre të mbajnë ekzemplarë letrarë nga veprimtari të ndryshme”, ka shtuar ndër të tjerash U.D. i drejtorit të biblotekës Abedin Pllana.

Po ashtu një falenderim të veqantë dha edhe drejtori i DKR-së, Tafil Peci i cli falenderoj Ministrin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit e cila në vazhdimësi po e përkrahë Drejtorinë tonë me projekte të ndryshme .

“Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet komunën e Mitrovicës, me fondacione të ndryshme, në kuadër të projekteve arsimore, kulturore dhe artistike andaj ne ju jemi shumë mirënjohës atyre për kontributin që po na jepet neve”, ka theksuar ndër të tjerash drejtori Peci.