Biblioteka Kombëtare, mbi 1 milionë materiale bibliotekare

Një fond vjetor prej 5 milionë lekësh të vjetra, sipas drejtores Persida Asllani përdoret për blerjen e librave të Bibliotekës Kombëtare.
“Është një praktikë e zakonshme pasurimi i botimeve albanologjike dhe kudo në botë jemi vazhdimisht në kërkim të informacionit të gjetjes dhe pasurimit të fondit të Bibliotekës Kombëtare.
Kemi një fond vjetor prej 5 milionë lekësh të vjetra”, tha Asllani dje në një prezantim që i bëri për mediat mënyrës sesi do të funksionojë institucioni. Megjithëse drejtorja e BK-së, këtë e quan një fond që përmbush nevojat, në këtë institucion janë gjetur mënyra të tjera për pasurimin e tij.
Sipas një inventari të realizuar deri më 1 Janar 2015, BKSH numëron në fondet e veta rreth 1.164.705 materiale bibliotekare (libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma e materiale të tjera).