“Besa lutej për humbjen e Niklit, pejani i dërgon autobus modern Feronikelit!” (foto)

 

Loading...

Të mërkuren klubi i KF Feronikelit po bëhej gati të nisej për në Prizren, ku në ora 16:00 do të zhvillonte ndeshjen derbi me Hajvalinë. Papritmas para zyreve të klubit është ndalur një autobus modern i dedikuar enkas për bartjen e futbollistëve të KF Feronikelit.

Autobus modern me vlerë sa krejt Superliga e futbollit. Autobus ky që bart vetëm vipa. Vipa janë edhe futbollistët e Feronikelit, që u nisën drejt Prizrenit për ta sjell për herë të parë në Drenas titullin e kampionit të Kosovës në Futboll.

I pyetur nga portali Drenicapress, drejtori KF Ferronikelit, Artan Berisha, ka konfirmuar se ky autobus ka ardhë dhuratë nga Globi Trans Voyages me seli në Pejë.

“Jemi befasuar kur e kemi pa një autobus të tillë një autobus modern. Dhuratë e Globi Trans Voyages nga Peja me pronar Jeton Daci. I jemi mirënjohës shumë Jeton Dacit dhe kompanisë së tij dhe gjithë atyre që e ndihmojnë klubin tonë”, ka thënë drejtori i Niklit, Artan Berisha./DrenicaPress/