Bëri sikur u aksidentua vetëm për t’i propozuar martesë të dashurës

Një burrë në Filipine kishte menduar një ide bizare për t’i propozuar martesë të dashurës. Ai në fakt ishte shtirur kinse ka pësuar aksident me motoçikletë, dhe po qëndronte në tokë “pa shenje” jete.

Loading...

Por, kur e dashura e tij u shfaq në vendin e ngjarjes, policët e trafikut që ishin pjesë e kësaj ideje bizare mundohen ta ngushëllojnë. Megjithatë gjithçka ndryshoi kur “i vdekuri” u zgjua dhe u gjunjëzua para saj me unazë në dorë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja është zhvilluar në Filipine, ku 30-vjeçari Jeffrey Delrio nga Cotabato mundohet t’i bëjë “befasi” propozimin partneres së tij Shiela Paranayanon, të cilës policët i kishin thënë të bëhet gati për më të keqen.

Ai po qëndronte i shtrirë në rrugë kur ajo arriti në vendin e ngjarjes, megjithatë gjithçka ndryshoi kur u ngrit në dhe nxori unazën para saj.

E gëzuar që ishte ende gjallë, Paranayanon e përqafoi me gjithë forcën policen që ishte pjesë e “befasisë” që shumë e kanë kritikuar duke e konsideruar një shaka ekstreme.