Berberi Faton Mushica nga Gjilani ka një metodë ndryshe për prerjen e flokëve.

Ai përdor flakën e shkrepsës për të kryer punë. Këtë mënyrë të punës e ka mësuar jashtë vendit ku kishte punuar 5 vite si berber.

“Qe 5 vite kam punuar në Zvicër dhe atje kam mësuar shumë gjëra të reja, një ndër to edhe prerja e flokëve me flakë. Ky proces nuk i dëmton flokët, kush i ka flokët e gjata e të trasha ja bën me shkrepës pastaj me brisk dhe floku nuk dëmtohet”, ka thënë Mushica.

Edhe pse kjo mund të duket si diçka e frikshme, klientët e tij thonë se ndihen të sigurt në duart berberit.

“Këtu i prej flokët javë për javë, ndihna mirë dhe i sigurt në duart e tij”, ka thënë një nga klientët e tij të rregullt.