Bekim Jashari mbikqyrë punimet edhe gjatë vikendit

Kryetari i Komunës së Skënderjt, Bekim Jashari ka inspektuar sot punimet finale në ndërtimin e fushës me bari sintetik e cila do të shërbejë si fushë ndihmëse për klubin e futbollit ‘Drenica’.

Loading...

Ai ka treguar se tashmë ata janë në pritje të nisjes edhe të dy fushave të tjera sintetike në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FFK-së.

“Fusha është duke u ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të FIFA-s.

Ishte planifikuar mbikëqyrja e punimeve në ora 8 të mëngjesit të ditës së sotme, mirëpo për shkak të aksidentit në komunikacion të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, është shtyrë për orët e pasdites, të cilit i urojmë shërim të plotë.

Sidoqoftë, Komuna e Skenderajt ka përgatit dy projekte sportive, përkatësisht dy fusha futbolli me bari sintetik. Projektin e parë, që do të realizohet në Runik, ku aktualisht procesi është në fazën e përzgjedhjes së operatorit ekonomik, e ka financuar Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, ka thënë Jashari, përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin shoqëror Facebook.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit në facebook.

Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, ishim sot për të mbikëqyrur punimet në ndërtimin e fushës me bari sintetik, si fushë ndihmëse e Klubit të Futbollit “Drenica”, finalizimi i të cilës ka hyrë në fazën përfundimtare.

Fusha është duke u ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të FIFA-s.

Ishte planifikuar mbikëqyrja e punimeve në ora 8 të mëngjesit të ditës së sotme, mirëpo për shkak të aksidentit në komunikacion të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, është shtyrë për orët e pasdites, të cilit i urojmë shërim të plotë.

Sidoqoftë, Komuna e Skenderajt ka përgatit dy projekte sportive, përkatësisht dy fusha futbolli me bari sintetik. Projektin e parë, që do të realizohet në Runik, ku aktualisht procesi është në fazën e përzgjedhjes së operatorit ekonomik, e ka financuar Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Për shkak të procedurave të ministrisë në fjalë, realisht projekti ka shkuar shumë ngadalë sesa që ishte parashikuar, megjithatë ky projekt pritet të përfundojë brenda vitit.

Ndërkaq, projekti i dytë i fushës me bari sintetik, është duke u realizuar në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, për çka i falënderoj për dinamikën e realizimit të punimeve dhe punën që është bërë deri më tani.

Skenderaj po shndërrohet në një vend të zhvilluar në aspektin ekonomik, infrastrukturor, sportiv e kulturor.

Bashkë për Skenderajn tonë!