Qytetarët e komunes se Skenderajt nuk do të paguajnë për shpenzimet në raste vdekjeje.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Të nderuar qytetarë të Skenderajt, Jam tejet i lumtur që t’ua kumtoj lajmin që për herë të parë po fillon realizimi i projektit më përfitues i mundshëm për qytetarët tanë.

Nga sot, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes, nuk do të ketë edhe barrën e organizimit të varrimit në aspektin teknik, si dhe shpenzimet financiare për varrim.

Me një planifikim të mirë të buxhetit, kemi siguruar mjetet financiare për t’i mbuluar shpenzimet e domosdoshme, e që për raste të caktuara janë edhe të papërballueshme”, ka shkruar Jashari.

Ky propozim i kryetari Jashari ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa, të cilët i kanë rekomanduar Kuvendit për miratim.