Bekim Jashari inspekton punimet (FOTO)

Komuna e Skenderajt po vazhdon me realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore, duke lidh qytetin me fshatrat e komunës.

Loading...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka dal të martën pasdite në teren, për të parë nga afër realizimin e projekteve rrugore.

Ai ka thënë se Skenderaj po ndryshon dita-ditës, fal realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore brenda zonave të banimit.

Sipas kryetarit Jashari, me realizimin e projektit të asfaltimit rrugës Kryeshec – Marinë, si bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Skenderajt, po lehtësohet jeta e qytetarëve të kësaj ane dhe lidhja e fshatrave në mes vete.

Edhe projekti i rrugës në Burojë, që përfundoi sot, ua kthen shpresën banorëve se investimet publike do të vazhdojnë pa u ndal, ka shtuar i pari i Komunës së Skenderajt, sipas të cilit, investimet po shtrihen edhe në Lagjen “Mehaj” në Prekaz të Poshtëm, pasi sot filloi asfaltimi i rrugëve brenda fshatit, për t’iu dhënë për herë të parë mundësinë banorëve atje t’i shijojnë investimet publike.

Në fund, kryetari Jashari ka thënë se “dora e investimeve do të shtrihet gjithandej, në çdo pjesë të Komunës sonë”.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj