Bekim Jashari i është drejtuar me një kërkesë zyrtare presidentit Thaçi, ja çfarë i kërkon

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që në bazë të kompetencave kushtetuese, si President i Shtetit, t’i ndajë titullin “Hero i Kosovës”, Ahmet Delisë, një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare, udhëheqësit të kryengritjeve anti-osmane, nismëtarit të kryengritjes së përgjithshme shqiptare në vitin 1912.

Loading...

Kryetari Jashari ka deklaruar se trimi Ahmet Delia ishte i pari që nisi rezistencën kundër pushtimit serb të Kosovës, në vjeshtën e po atij viti.

“Dhënia e titullit “Hero i Kosovës” për Ahmet Delinë, në prag të festave të nëntorit, është nderim për Drenicën, dhe gjithë sakrificën e dëshmorëve të kombit shqiptar.

Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Skenderjat, Bekim Jashari.​