Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se 24 Marsi është kujtim për vendosshmërinë e UÇK-së dhe fillimin e sulmeve Ajrore ndaj Serbisë.

“Me nderime e mirënjohje të thellë kujtojmë të gjithë dëshmorët në 21-vjetorin e Betejës së Dukagjinit”.

“Falënderues ndaj SHBA-së dhe shteteve aleate të NATO-s, në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe”.

Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Dukagjinit!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!, shkruan Jashari në rrjetin social.