Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka uruar të zgjedhurit në strukturat e PDK’së në Skenderaj.

Ndër të tjera ai ka shtuar se PDK do të jetë çdoherë partia e parë në nivel vendi.

Në postimin e deputetit Haxhiu:

Partia Demokratike e Kosovës sot në Skenderaj në Kuvendin Zgjedhor, zgjodhi strukturat e saj, kryetarin dhe Këshillin Drejtues.
Që nga fillimi i këtij procesi të brendshëm zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje masive të antarisisë së PDK- së në çdo nëndegë .
Dua të falenderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, me mobilizim të këtillë të antarësisë se PDK-së, sigurisht se PDK do të jetë çdo herë partia e parë në nivel vendi.
Të gjithë të zgjedhurve në strukturat e PDK-së , ju uroj suksese!