Behgjet Pacolli me është sosur durimi, do ta ndjek gjyqësisht gazetarin Enver Robelli për shpifje

Nëpërmjet faqes së tij në facebook, ka reaguar ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ndaj shpifjeve dhe ofendimeve, që ka marr nga gazetari i Kohës ditore Enver Robelli. Ai në ketë postim cek së që 7 vite ky gazetar nuk me lenë rehat dhe se me është sosur durimi. z. Pacolli thotë se do ta përndjek gjyqësisht në të gjitha nivelet e drejtësisë, posa të kthehem në Kosovë nga kjo rrugë. Le të provojë shpifjet e veta para drejtësisë se unë paskam thënë se “Serbia është nëna e Kosovës”, ose “unë nuk isha Konzull nderi i Liberisë” e shumë denigrime e ofendime tjera.
Ja reagimi i Behgjet Pacollit
Vjen një moment, momenti i së vërtetës, kur të mbaron durimi. Tani kjo ka ndodhur me gazetarin, Enver Robelli.
Ky njeri tash 7 vjet është duke më sulmuar pamoralshëm, me të gjitha mjetet në dispozicion, kryesisht mediat në gjuhën shqipe, por duke u munduar të ndikojë dhe në mediat në gjuhë të tjera.
Ka një arsye themelore. Ky njeri, pas intervistave pozitive që më ka bërë në Kohën Ditore më ka kërkuar 60 mijë euro, për të shkruar librin e jetës sime. Ka dhe dëshmitarë për këtë kërkesë e kjo daton nga atëherë kur unë hyja në politikë. Ja kam refuzuar kërkesën e tij, dhe prej atëherë ai vazhdimisht ka shpifur pa u lodhur duke denigruar figurën time, emrin tim, biznesin tim, partinë time.
Kam heshtur shumë gjat e tani nuk do ta duroj më. Intervistat dhe profilet që ky njeri më ka botuar në gazetën Koha Ditore pak kohë para se unë të hyja në politikë janë plot me vlerësime pozitive në adresën time.
Unë e mbaj mend si sot ardhjen e tij në Lugano, në pallatin e ndërmarrjes time ku ku më intervistoj, qëndronte në hotelin tim, me shpenzimet e mia, si musafir i imi. Dy ditë me radhë shkruante Koha Ditore në mënyrë korrekte për figurën time e për punën time.
Problemet e mia në marrëdhënien me këtë njeri të ulët, me këtë shpifës, me disa fytyra, me disa standarte, një për Facebookun, një për shtypin në shqip, kanë nisur kur ai më kërkoi paratë. Insistoi, insistoi, dhe pas njëfarë kohe kur unë refuzova, ai nisi fushatën e sulmeve që s’është ndalur kurrë.
Urrejtja patologjike e këtij njeriu për mua nuk njohu kufi. Edhe ditët e fundit kur mua Shqipëria zyrtare, Shqipëria politike, Shqipëria akademike, e institucioneve më nderoi me Urdhërin më të Lartë “Nderi i Kombit”. Në fillim shpifi duke e paraqitur dekoratën si të ndarë për mua nga vetëm njeri taborr i politikës. Kur pa se në ceremoninë dinjitoze ishin të pranishëm të gjithë taborrët, të majtët dhe të djathtët, në nivelin më të lartë, atëherë i shau të gjithë ata, përfaqësues të Shqipërisë, njerëz të votuar, drejtues të shtetit, të institucioneve qendrore dhe komunale. Ky obsesion i këtij njeriu shpërtheu publikisht kur ju duk se më kapi në gabim me një postim të bërë në Facebookun tim prej administratorit tim. Atëherë bëri një artikull në Koha Ditore ku gjysmën e shkrimit merret me këtë postim që të paktën e pranon si të bërë prej një profili të rrejshëm. A thua se një njeri si unë që punon 16 orë në ditë mund të fajësohet pse dikush bën një postim të caktuar nga një profil i caktuar, në një ditë kur për mua bëhen mijëra postime në gjithë botën? Dhe pastaj vijon me shpifjet e bëra tash 7 vjet.
Vërtet më u shterr durimi. Unë këtë njeri nuk e duroj dot më. Prita se mos një ditë do të bënte shqyrtimin e ndërgjegjes së vet dhe do të ndalej, por nuk e bëri. Do ta përndjek gjyqësisht në të gjitha nivelet e drejtësisë, posa të këthehëm në Kosovë nga kjo rrugë. Le të provojë shpifjet e veta para drejtësisë se unë paskam thënë se “Serbia është nëna e Kosovës”, ose “une nuk isha Konzull nderi i Liberisë” e shumë denigrime e ofendime tjera.