Bëhet njeriu më i pasur në histori, marramendëse çfarë pasurie ka (Foto)

Pasuria personale e themeluesit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos ka shkuar në 105.1 miliardë dollarë, me çka është bërë njeriu më i pasur ndonjëherë në botë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rezultate imazhesh për jeff bezos

Të ardhurat e Bezosit u rritën ndjeshëm nga shkaku i suksesit të Amazonit në bursën në Wall Street.

Në bazë të kompanisë që ndjekë dhe analizon pasuritë, Bloomberg, miliarderi i Amazonit tashmë peshon 105.1 miliardë dollarë ndërkohë që Forbes, një ndjekës tjetër i pasurisë së biznesmenëve botërorë, thotë se pasuria e Bezosit vlerësohet në 104.4 miliardë dollarë.

Shifrat e paraqitura, e bëjnë themeluesin e Amazonit më të pasur se themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, i cili kulmin e pasurisë e shënoi në vitin 1999.

Aksionet e Amazonit në vitin 2017 u rritën me 56 për qind, dhe tashmë në ditët e para të vitit 2018 janë rritur me 7 për qind të tjera.

Të martën, aksionet u rritën me 0.47 për qind duke mbëritur në 1.252 dollarë. Vetëm katër kompani në botë kanë aksione në vlerë prej mbi 1.000 dollarë për një aksion.

Analistët kanë bërë projeksionet e tyre për aksionet e Amazonit, duke rritur çmimin i cili sipas tyre bazuar në shitjet e vazhdueshme online të kompanisë do të shkojë në 1.400 dollarë.

“Pavarësisht madhësisë së saj dhe rritjes së vazhdueshme stabile, kompania Amazon është në stadin e hershëm me mundësi të rritjes së potencialit të aksioneve”, shkroi analisti Michael Olson.

Ai pret që shitjet e Amazonit në vitin 2018 të rriten me 28 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Me një pasuri e cila sipas Bloombergut vlerësohet në 93.3 miliardë dollarë, Bill Gates akoma është njeriu i dytë më i pasur në botë, dhe sikur të mos ishtin donacionet bamirëse të tij, Gates do të ishte sot më i pasur se Bezos.

Nga viti 1996 e këtej, Gates ka dhuruar 700 milionë dollarë në kundërvlerë të aksioneve të Microsoftit dhe 2.9 miliardë dollarë para të gatshme.

Nëse kjo shumë i shtohet pasurisë aktuale, Gates do të peshonte mbi 150 miliardë dollarë.