Befasi në formacionin e Kosovës, në portë starton Muriçi, Valon Berisha kapiten

Janë publikuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Azerbajxhanit

Gabimet e shumta të Ujkanit në ndeshjen me Maltën kanë bërë që portieri i dytë i Manchester Cityt, Arijanet Muriçi të startojë sonte në portë për Kosovën.

Loading...

Portieri i kampionit të Anglisë, nuk luajti në ndeshjen e parë por sonte ai do të jetë guardiani i portës sonë.

Kjo do të thotë se Valon Berisha sonte të jetë kapiten i Kosovës.

Sulmi i Kosovës, sonte i është besuar treshës së njëjtë sulmuese që startojë në Maltë, Zenelit, Berishës dhe Vedat Muriqit, në mesfushë do të jenë Shala, Kryeziu dhe Valon Berisha. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare: Kosova-Azerbajxhani