Baton Haxhiu: Kadri Veseli e Ramush Haradinaj s’e dinë çka është dialogu!

Publicisti Baton Haxhiu,  në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin ka konsideruar se Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, janë të painformuar rreth asaj se çfarë ndodh në dialogun Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Loading...

Sipas Haxhiut, kjo është edhe arsyeja për të cilën Veseli dhe Haradinaj, nuk janë rrështuar në anën e Presidentit Thaçi, karshi idesë për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ju mendoni se z. Thaçi e ka dëshirë që të hap çështjen e kufijve? Ju mendoni që e ka dëshirë të shahet çdo ditë? Një njeri normal që ka përjetuar të gjitha këto ka mundur t’ia le në duar kësaj qeverie që të vendos për të ardhmën e Kosovës, tha Haxhiu.

I pyetur nga drejtuesi i këtij emisioni Astrit Gashi, se a mund të ketë qenë kjo arsyeja për të cilën Presidenti Thaçi nuk i ka afër vetës Veselin dhe Haradinaj, Haxhiu u shpreh se pak nga ta dinë çka është dialogu.

Tutje, i pyetur rreth qëndrimit kundër të Kryeministrit Haradinaj, ndaj idesë për korrigjim kufijsh publicisti Haxhiu, ka refuzuar të deklarohet me arsyetimin se nëse e komenton atë, “i bie që të komentoj Demarkacionin”.

Haxhiu, në këtë intervistë të dhënë për Blic Interview” me Astrit Gashin, ka refuzuar të jap  komente edhe për qëndrimin e Kryeparlamentarit Veseli, duke shtuar se “kjo që po ndodh në Kosovë nuk është reflektim i bindjeve tyre politike, i dijes tyre dhe informative se çfarë po ndodh. Njerëzit janë rreshtuar mbi shtetet që janë deklaru.

Intervistën e plotë mund ta gjeni më poshtë: