Batalioni gardist i TMK-së nga Skenderaj, përkulën para varrit të Adem Jasharit (FOTO)

Ish pjestarët e Batalionit gardist të TMK-së nga Skenderaj gjatë shënimit të 28 Nëntorit, sot janë përkulur para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, shkruan Drenica Press.

Loading...

Ish pjestarët e TMK-së takuan edhe përfaqësuesin e familjes Jashari, Rifat Jasharin, ku shprehen mirënjohjen e thellë ndaj kësaj familje për kontributin që dhanë për lirinë e Kosovës.

Ata thanë se kontributi i kësaj familje është i madh dhe ne si ish pjestar të TMK-së sa herë që vizitojmë Kompleksin Memorial Adem Jashari, ndjejmë dhembje dhe krenari që një familje sakrifikoj çdo gjë për lirinë e Kosovës./DRENICA PRESS/