Bashkimi Europian nuk liberalizon vizat këtë vit për kosovarët, konfirmon Johannes Hahn

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn ka konfirmuar se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk do të ndodhë këtë vit por ka përmendur vitin 2020 si datë potenciale të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Loading...

Hahn derisa ka bërë adresimin e tij për media ka thënë për Klan Kosovën se çështja mbetet tek shqyrtimi i Këshillit Europian pasi sipas tij merr kohë në këtë proces por ai ka hequr përgjegjësinë duke thënë se Demarkacioni me Malin e Zi ishte vetëm punë e kryer nga palët kosovare por jo edhe e shtëpisë së Bashkimit Europian.

”Puna është kryer nga Kosova kur është ratifikuar Demarkacioni me Malin e Zi, është marrë vendimi dhe ishte radha jonë që ta implementojmë pjesën tonë, dhe kjo ka përfunduar me raportin përfundimtar pozitiv para komisionit”.

”Pati një shumicë të madhe dhe cështja gjendet në Këshillin Europian dhe kjo cështje merr më së shumti kohë.

”Viti 2020 mund të jetë realist por ndodh edhe më herët, mos të mbetemi peng e datave”.

”Nëse e krahasojë gjendjen me Ukrainën dhe Gjerogjinë, ne përpiqemi ta bëjmë më të mirën për liberalizim kemi bindur Parlamentin Europian ata e kanë marr atë për ta shqyrtuar këtë vendim por kjo merr paksa kohë”.

”Kërkoj nga ju që të keni durim për disa muaj që të marrim pëlqimin e 27 shteteve anëtare, sepse këto janë rregullat e lojës në Bashkimin Europian. Jam i bindur që së shpejti do ta arrijmë këtë por s’është dicka që mund ta bëjmë për një ditë”.

”Kjo ka të bëjë me pronësinë dhe të gjithë janë të përkushtuar, është në interes të shtetit dhe qytetarëve që të jenë lojtarë të barabartë në Europë”.

”Ne jemi të gatshëm ta luajmë rolin tonë, është e rëndësishme ta shohim fotografinë  emadhe për ta parë se cka mund të arrihet në përspektivën e vendit”.