Basha fiton zgjedhjet për kreun e PD, fitore e thellë ndaj Selamit

Lulzim Basha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike, pasi ka mposhtur me rezultat të thellë Eduart Selamin në garën brenda kampit blu.

Nga 73 kuti, 53931 vota për Bashën, 5136 për Selamin. Në të gjitha qytetet ku votat tashmë janë numëruar, kreu aktual i PD, kryeson me të paktën dyfishin e votave.

Kësisoj Basha do të drejtojë edhe për 4 vitet e ardhshme demokratët, në një kohë kur shumë prej figurave të njohura të PD-së e konsiderojnë si kryetar jo legjitim, duke e konsideruar si farsë rizgjedhjen e tij në krye të partisë, shkruan Shekulli.

Votat

Në kutinë e Këlcyrës, Lulzim Basha mori 243 vota,  ndërsa Eduard Selami mori 39.

Në kutinë e Poliçanit, Basha mori 142 vota, Selami mori 18.

Në kutinë e Skraparit, Basha mori 94 vota, Selami mori 32.

Në kutinë e Beratit, Basha mori 542 vota, Selami mori  181

Në kutinë e Pogradecit, Basha mori 690 vota, Selami mori 42.

Në kutinë e Tropojës, Basha mori 513 vota, Selami mori 58.

Në kutinë e Kuçovës, Basha mori 281 vota, Selami mori 125.

Në kutinë e Gramshit, Basha mori 362 vota , Selami mori 62.

Në kutinë e Devollit, Basha mori1364 vota, Selami mori 171.

Në kutinë e Mirditës, Basha mori 599 vota, Selami mori 88.

Në dhjetë kutitë e para dominon ndjeshëm Lulzim Basha ku nga 5646 vota të vlefshme, Basha ka marrë 4830 vota, ndërsa Selami ka marrë 816.

Në kutinë e Paskuqanit, Basha mori 937 vota, Selami mori 72.

Në kutinë e Bulqizës, Basha mori 1270 vota, Selami mori 38.

Në kutinë e Njësisë 11 Tiranë, Basha mori 1319 vota, Selami mori 142.

Lexo tjetër  Ky është fshati shqiptar i hebrenjve