Barcelona konfirmon lëndimin e Messit, ndeshjet që do të mungojë argjentinasi

Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 4-2 duke e kthyer kështu lidershipin në La Liga.

Loading...

Por, skuadra katalunase ka humbur liderin Lionel Messi, i cili pësoi një lëndim.

Barça menjëherë ia ka bërë lojtarit ekzaminimet mjekësore dhe ka dal me një komunikatë zyrtare rreth lëndimit:

Testet e kryera në lojtarin e skuadrës së parë Leo Messi konfirmojnë se ai ka pësuar frakturë në ashtin e radiusit (ashtit të parakrahut) të krahut të djathtë. Ai do të jetë jashtë për rreth tri javë“.

Me të kuqe është ashti që Messi ka lënduar

Ndeshja e parë e Barcelonës brenda intervalit tre javor është ajo ndaj Interit në Camp Nou në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mjeku i skuadrës duke shikuar gjendjen e Lionel Messit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

 dyta ndaj Real Madridit në La Liga, vazhdon në Leonesa në Kupën e Mbretit. Pastaj i kthehet La Ligas ndaj Rayo Vallecanos dhe e fundit në LK ndaj Interit ne Giuseppe Meazza.

Ajo ndaj Real Betisit pritet të jetë ndeshja e kthimit, por gjithmonë nëse rikuperimi ndodh në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/

Deadspin

@Deadspin

Lionel Messi taken off after painful arm injury against Sevilla: http://deadsp.in/I4d0NKG