Barcelona, 200 mln euro për Pogba

Barcelona është e gatshme që të bëjë çmendurira për të marrë Paul Pogba.
Sipas informacioneve që vijnë nga Spanja Barcelona po përgatit një operacion për blerjen e Pogba i cili do t’u kushtojë 200 milionë euro.
Por edhe nëse realizohet blerja Pogba nuk mund të shkojë te Barcelona përpara vitit 2016.
Nga këto 200 milionë, rreth 120 -130 milionë euro do t’i shkojnë Juventusit ndërsa pjesa tjetër do t’i shkojë lojtarit për rrogën e tij.