Barazimi i Feronikelit në Uells, Superligës së Kosovës i rritet koeficienti në renditjen e UEFA-s

Superliga e Kosovës ka pësuar ngritje në vlerësim më të ri të Federatës Evropiane të Futbollit.

Barazimi i skuadrës së Feronikelit në ndeshjen e parë të rrethit të parë, ka bërë që të rritet koeficienti i ligës elitare të Kosovës.

Faqja zyrtare e UEFA-s, e cila merret me vlerësimin në kohë reale, ka publikuar renditjen e re, ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të.

E gjithë kjo pas barazimit të skuadrës drenicake, e cila gjatë mbrëmjes së kaluar nuk u mposht nga ekipi uellsian, The New Saints me rezultat 2:2 në “Park Hall”.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/

UEFA Calculator@UEFACalculator

Little man took a nap just long enough for me to update and fire this out. Here’s the updated coefficient through today’s games. Good start for Scotland – remember Celtic and Rangers fans you should be rooting for one another in these games (I know its hard!)

See UEFA Calculator’s other Tweets