Banorët e Skenderajt ende po përballen me mjete të pashpërthyera, të cilat po rrezikojnë jetën e tyre.

Rasti i fundit është regjistruar dje në fshatin Klinë e Epërme, ku një banor ka informuar se kishte hasur në një mjetë shpërthyes (predhë).

Njësia për deminim i FSK-së dhe i KFOR-i ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit. /Drenica Press/