Banorët vetë pastrojnë rrugët nga bora, por Komuna e Drenasit thotë të kundërtën (FOTO)

 

Në fshatin Tërdefc të Drenasit fshatarët kanë marrë lopatat dhe mjetet motorike dhe e kanë hapur rrugën e fshatit.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mospastrimit të rrugëve në mënyrë efektive nga kompania kompetente e angazhuar nga ana e autoriteve komunale.

Banorët kanë thënë se po ndjehen të harruar nga autoritetet komunale.

Por këto dy fotografi të këtij banori që ka dërguar në adresë të DrenicaPress bien ndesh me një njoftim të Komunës së Drenasit ku gjatë ditës së sotme ka njoftuar se të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme!/Drenicapress.info