Në qyetin e Vlorës janë raportuar vjedhje të mëdha kohëve të fundit, sidomos në fshatrat përrreth. Kështu, banorët e fshatit Bishan ka dy muaj që po u vidhen kafshët shtëpiake, dhe nga frika e grabitësve ata thonë se po detyrohen të gjejnë mënyra alternative për t’i mbrojtur, transmeton Gazeta Metro.

Pronat e banorëve të Bishanit në Vlorë janë vënë në shënjestër të grabitësve. Brenda dy muajve në këtë fshat dhe 4 të tjerë që janë pjesë e njësisë administrative të Novoselës janë regjistruar mbi 100 grabitje.

Vjedhjet kryhen gjatë natës dhe banorëve u marrin lekë në banesa dhe bagëtitë.. Policia është njoftuar për të gjitha rastet, por deri tani nuk është identifikuar asnjë autor.

Në këto kushte banorët po gjejnë mënyrë alternative për të mbrojtur pronat e tyre.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: