Banorët e fshatit Qirez në mënyrë të organizuar kanë pastruar rrugët e fshatit me makinat e tyre bujqësore, shkruan Drenica Press.

Këta banorë për portalin Drenica Press thanë se rrugët e bashkësisë Lokale të Qirezit janë të vështira për qarkullim, andaj, ne si banor kemi marrë makinat bujqësore dhe kemi hapur disa nga rrugët e fshatit Qirez.

Sipas burimeve të Drenica Press gjëndje e vështirë është edhe në fshatrat Tushilë, Aqarevë, Qirez, Abri, Murgë, Plluzhinë, ku edhe pse kompania ka hapur rrugët në këto fshatra, në rrugë nuk është hedhur aspak kripë./DRENICA PRESS/