Banorët e Drenasit protestojnë kundër dhënies së pronave private Ferronikelit

Banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër kanë paralajmëruar për sot një protestë në shenjë kundërshtimit sipas tyre vendimit që pronat e tyre private t’i falën fabrikës Ferronikeli.

Loading...

Në një njoftim të publikuar, thuhet se ata do të dalin në mbrojtje të pronave të tyre.

Protesta mbahet në fshatin Çikatovë e vjetër, rruga Drenas-Gradicë, prej orës 9:00./Indeksonline/