Bahtiri i reagon Veselit: Publikoje projektin se si e ke ndarë Mitrovicën

Pas publikimit të një lajmi në RTK se Kadri Veseli e ka përgatitur një projekt për “Mitrovicën e re”, ku sipas televizionit publik thuhet se ai pritet të zhvilloj investime të mëdha në të dy pjesët e qytetit, ka reaguar kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, i cili thotë se Kadri Veseli fillimisht duhet ta publikoj planin se si e ka ndarë Mitrovicën.

Loading...

Në një prononcim për Veriu.info, Bahtiri thotë se ai Kadri Veseli ia ka vjedhur projektin me qëllim që të fitoj poena politik.

“Unë projektin për zhvillimin e Mitrovicës përgjatë dy anëve të lumit Ibër e kam nisur qysh në mandatin e kaluar dhe i cili po jetësohet për çdo ditë. Të dy pjesën e lumit Ibër, veri dhe jug, po janë shndërruar në aktraksion turistik, por investimet nuk kanë mbetur vetëm aty, pasi që ato po kryhet edhe në pjesët e tjera të qytetit”, ka thënë Bahtiri.

I pari i Mitrovicës i bën thirrje Kadri Veselit që mos ta përdorë çështjen e Mitrovicës për poena politik, por të fokusohet në punën e tij si kryetar i Kuvendit, institucion për të cilin thotë se është shndërruar në objekt ‘cirku’ prej se e drejtor kryetari i PDK-së.

“Kadri Veselis së pari e ka për obligim ta publikoj projektin se si e ka ndarë Mitrovicën, sepse për për zhvillim dhe bashkim të qytetit tash flas unë, për shkak se qytetarët ma kanë besuar detyrën e kryetarit të komunës. Duke e parë se për çdo ditë partia e tij po fundoset, ai po dëshiron që sa më shpejt ta dërgoj vendin në zgjedhje të parakohshme, për çka edhe po bën veprime të tilla të kota”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info.

Ja Projekti “Mitrovica e Re”, që RTK thotë se është përpiluar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.