Bahtiri premton ujë edhe për katër fshatra të Mitrovicës

 

Në mbledhjen e bordit të drejtorëve në komunën e Mitrovicës, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka premtuar me furnizim të ujit të pijshëm edhe për fshtrat Vidimriq, Gushavc, Kosohtovë, Zasellë etj.
 “Ne si komunë, duhet të krijojmë kushte për furnizim me ujë edhe në lokacionet ku ende nuk është arrit kjo, si në Vidimriq, Gushac, Koshtovë, Zasellë etj. Mirëpo, edhe qytetarët duhet ta paguajnë ujin. Ne mund t’i mbulojmë shpenzimet për disa familje që janë në gjendje të vështirë sociale, por jo edhe ato që kanë kushte të mira të jetesës”, tha Bahtiri./DrenicaPress/