Deputetja e Kuvendit  të Kosovës Ganimete Musliu tha se babai i sa ka shkrep pushkë kur ajo ka lind, shkruan GazetaBlic.

Në një emision për fundvit ishte  e ftuar Ganimetja, ajo tregoj shumë gjëra që ka përjetuar gjatë kohës kur ka qenë fëmijë prej shkollës fillore të mesme e deri më sot.

Por një gjë e cila e emocionoj edhe vetë deputeten, ishte kur tregoj se babai i saj ka shkrep me pushkë kur ajo ka lindur.

‘Para meje ka qenë një vajzë, ajo nuk është sot në jetë në bazë të rregullit qysh i kanë planifiku ata osht dasht që unë t’jem djalë tash sepse vajzë ka qenë para meje, por nuk kanë qenë kushtet sikur tani meqë e zbulojnë herët gjininë  e foshnjës dhe kur ka shku me marr lajmin që ka lind fëmija i kanë thënë që ka lind një vajzë dhe babai im e ka pas humorin e mirë ka thënë ku ma keni lënë djalin. Dhe kthehet në shpi ata të familjes në përgjithësi por edhe të afërmit dëgjojnë që ka lind një fëmijë dhe baba im kur kthehet thotë me pas lind djal unë tash e kisha shkrep një lajm që ka lind djalë por edhe vajza është e imja ka lind e shëndoshë e falënderoj Zotin që është me të gjitha. Me shëndet të plotë janë edhe gruaja edhe vajza dhe e ka shkrep një plumb në atë moment , edhe tash ka qenë shumë interesant se krejt kanë ardh me uru se ka lind një djal në shtëpi edhe ka pas raste deri në ekstrem që nuk kanë mujt me besu që ka lind vajzë, nga ndodhitë që kanë ndodh më herët ata kanë mëndu se po e fshehin gjininë time sepse unë jam një djalë por jo kam qenë vajzë dhe jam shumë krenare edhe unë edhe baba im ka qenë krenar që kam qenë vajzë pavarësisht që e kanë dëshiru një djalë ndoshta në atë kohë , por asniherë nuk na ka jep atë ndjenjën me mëndu që vajzat janë me të dobëta se djemt ose kanë më pak vlerë se djemt. Kështu që jom ndi mirë dhe shpesh herë me Fatmirën(motrën e saj) kur diskutojmë them për mu jon gëzu se kanë mëndu që jom djal, kanë shkrep edhe plumb. Këtë ngjarje ma ka tregu baba dhe  e mbaj mend shumë mirë pasi që e kam edhe kujtim nga ai’ tha deputetja Ganimete Musliu.

Ndryshe, Ganja është nga Drenica, gëzon postin e deputetes së Kuvendit njëherësh edhe anëtare e PDK-së.

E shohim shpeshherë teksa ngre zërin në Kuvend, por e përfolur dhe e komentuar është shumë edhe për veprime të ndryshme teksa shpesh bëhet edhe ‘virale’ në internet./GazetaBlic