Babai i Gjukanoviçit vrau Isa Boletinin, arma ende në shtëpinë e tij

Ushtari që e vrau Isa Boletinin i mori koburen si trofe dhe ajo qëndron akoma në familjen e Gjillasve si shenjë triumfi. Djali i atij që e vrau Isa Boletinin, Millovan Gjillas, u bë njëri nga udhëheqësit e Jugosllavisë komuniste, shok i ngushtë i Josip Broz Titos dhe më vonë edhe kundërshtar politik i tij.

Millovan Gjillasi, pra, mburrej me krenari se baba i tij e ka vrarë nacionalistin shqiptar Isa Boletini.

Në Mal të Zi është një traditë që kur familja e të vrarit dhe vrasësit pajtohen, vrasësi i kthen familjes së të vrarit armën e grabitur.

Tani Mali i Zi dhe Kosova nuk janë vende armike si dikur.

Qeveria e Kosovës ka rastin ideal që ta ftojë kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, dhe ai në emër të Malit të Zi t’u dorëzojë autoriteteve kosovare koburen e Isa Boletinit.

Ky akt pajtimi formal mes Kosovës e Malit të Zi në veri të Kosovës i jep vulë veriut të Kosovës si pjesë integrale e Kosovës