Avokati i Gani Thaçit jep versionin e vëllait të Presidentit për rrahjen në BKS

Avokati i Ganit Thaçit, vëllait të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka folur për sulmin fizik që ka ushtruar klienti i tij ndaj drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic.

Skender Musa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Gani Thaçi “nuk i ka goditur, nuk i ka sulmuar” Pushkollin dhe Sokolicin.

Loading...

Sipas Musës, bëhet fjalë për një “përleshje“, e cila ka ndodhur “gjatë tensionimit” në kuadër të një debati në zyrat e BKS’së.

Avokati Musa ka thënë se Gani Thaçi “gjatë asaj përleshje ka pësuar lëndime të lehta trupore”.

Vëllai i presidentit, sipas Musës, “ka pësuar tri lëndime në fytyrë, të cilat janë të dukshme, shihen në sy”.

Megjithatë, ai ka thënë se Gani Thaçi “nuk ka dashur ta quajë veten viktimë”.

Sipas avokatit Musa, Gani Thaçi “është palë e dëmtuar në proces”. /Express/