Asnjë flamur shtetëror në hyrje të qytetit që drejtohet nga PDK-ja

Kryetari i Komunës së Kaçanikut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Besim Ilazi dhe nënkryetari i këtij qyteti Ylber Bajra për nder të 10 vjetorit te Pavarësisë se Kosovës në hyrje të qytetit të Kaçanikut vendosen vetëm flamuj kombëtar por jo edhe shtetërorë.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, faqja me emrin ‘Komuna Kaçanik’ ka bërë publike disa foto në të cilat shihen duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe jo ata shtetërorë.

Loading...

Në fotot e shpërndara i është bashkangjitur edhe një mbishkrim në të cilin thuhet se Komuna e Kaçanikut ka stolisur qytetin me flamuj kombëtarë e shtetëror. Ndërsa, sipas tyre tashmë është bërë tradicionale stolisja e urës pranë Gurit të Shpum vetëm me flamuj kombëtarë.

“Për nder të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Kaçanikut ka stolisur qytetin me flamuj kombëtarë e shtetëror. Ndërsa tashmë është bërë tradicionale edhe stolisja e urës pranë Gurit të Shpum me flamuj kombëtarë, njëjtë siç ishte dekoruar në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në shkrim.

Prijës i flamujve kombëtarë në urën e gurit të Komunës së Kaçanikut shihet flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy ditë më parë u largua flamuri kombëtarë dhe u vendos flamuri i shtetërorë tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës. E krejt kjo u bë me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj.